Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia merr sot këstin e parë nga FMN
English

Greqia merr sot këstin e parë nga FMN

Athinë, 12 maj, NOA - Me programin e nisur të kursimeve Greqia sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar mund të arrijë kthesën e ekonomike. Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn foli para gazetarëve në Cyrih për vendime “kurajoze dhe të guximshme” në Athinë.

Evropianët dhe Banka Qendrore Evropiane kanë krijuar përveç kësaj një sistem mbresëlënës për rastet emergjente.- Greqia sot duhet të marrë këstin e parë nga ndihmat financiare të FMN-së me gjithsej 5,5 miliardë euro për të evituar një falimentim të shtetit.

Nga Athina bëhet e ditur se në ditët e ardhshme pritet kredia e parë bilaterale me vendet e tjera të Euro-zonës deri në 15 miliardë euro.

NOA

KOMENTE