English

Has: Shqetësim Prerja E Masiveve Pyjore Në Kufi Me Kosovën

HAS, 12 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Masivet pyjore përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë jo rrallë dëmtohen nga banorët në të dy anët e kufirit. "Mungesa e kontrollit efikas ka bërë që në këtë periudhë të shtohen rastet e prerjes së lëndës drysore për ndërtim nga banorë të fshatrave afër kufirit. Vetëm për periudhën prill-maj kemi ndaluar e gjobitur 6 persona," - thotë kryetari i komunës së Golajt, Adem Lala. Vetëm gjatë këtij viti në masivet pyjore afër kufirit të këtij rrethi nga prerja pa kriter janë dëmtuar rreth 1,3 ha pyje. Fenomeni i dëmtimit të pyjeve nga banorët e të dy anëve të kufirit nuk është i ri. Prej vitesh banorët nga të dy anët e kufirit presin lëndën drusore të njëri-tjetrit. Kjo edhe për faktin se ende kufiri mes dy vendeve nuk është i përcaktuar. Kështu banorë të Dobrunës, Letajt, Pogajt etj, në rrethin e Hasit, të Orgjostit, Shishtavecit, Borjes, Grykë Cajës etj në rrethin e Kukësit, kanë toka bujqësore e pyje matanë kufirit, që pas mbarimit të konfliktit, masivet pyjore po i shfrytëzojnë/ch/
KOMENTE