English

Infermierët, Vasili i pakënaqur me etikën e profesionalizmin

Tiranë, 12 maj, NOA - Reforma në sektorin shëndetësor ka lënë jashtë saj infermierët. Ata nuk janë përfshirë në edukimin e vazhdueshëm profesional, detyrim ky që sot i takon kategorive të tjera si mjekë, stomatologë e farmacistë.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka kërkuar nga infermierët të rrisin cilësinë e kujdesit ndaj pacientit, si prioritet kryesor ne punën e tyre.

Ndërsa kryetari i Urdhrit të infermierëve, Sabri Skënderi ka kërkuar që infermierët të përfshihen në sistemin e krediteteve për të matur profesionalizmin e tyre.

“Na pëlqen s’na pëlqen neve, një fjalë e mirë dhe një trajtim i mirë profesonal ndihmon në suksesin ndaj një sëmundje por shpesh herë një fjalë e thënë jo në mënyrën e duhur, shpesh e thënë për shkak të lodhjes në punë, hedh në erë gjithë sakrificat e një stafi të tërë mjekësor. Kam thënë shpesh se profesioni i infermierëve është profesion sakrificash, kush arrin ta bëjë është infermier i mirë, në të kundërt ka zgjedhur profesionin e gabuar”, u shpreh Vasili.

Në të gjithë sektorin shëndetësor numërohen rreth 14 mijë infermierë. Urdhri i infermierëve ka nisur grumbullimin e të dhënave mbi punën e tyre për ti përfshirë më pas në një regjistër kombëtar.

b.a/NOA

KOMENTE