Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kallëm: Përcillet Në Banesën E Fundit Zjarrfikesi Që Ra Në Krye Të Detyrës
English

Kallëm: Përcillet Në Banesën E Fundit Zjarrfikesi Që Ra Në Krye Të Detyrës

FIER, 12 maj /ATSH, Rr.Isufaj/ - Edmond Meçko, punonjësi i zjarrëfikëses që humbi jetën natën e kaluar në krye të detyrës, u përcoll të mërkurën për në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore mori pjesë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, zv/ministri i pushtetit vendor, Ferdinand Pone, krahas familjarëve, shokëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor në kortezhin e gjatë që përcolli punonjësin e përkushtuar në banesën e fundit. Edmond Meçko, 46 vjeç, baba i dy fëmijëve humbi jetën të martën në mbrëmje ndërsa përpiqej të nxirrte dy fëmijë në një shtëpi të përfshirë nga zjarri në Fier. Punonjësi i pafat u rrëzua nga ballkoni dhe vdiq në spital si pasojë e hemorragjisë së brendshme. Para varrimit, trupi i tij u vendos në një lokal në fshatin e tij të lindjes, në Kallëm, ku u kryen homazhe në nder të tij./ch/
KOMENTE