Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodra: Ndihma ekonomike të shkojë tek familjet vërtet në nevojë
English

Kodra: Ndihma ekonomike të shkojë tek familjet vërtet në nevojë

Tiranë, 12 maj, NOA - “Rritja e efektivitetit dhe funksionimi sa më i mirë i skemës së ndihmës ekonomike është prioritet i Ministrisë së Punës, Çëshjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe po punohet për zbatimin sa më të mirë të saj, në mënyrë që ajo t’u shkojë familjeve dhe individëve që janë vërtet në nevojë.

Një fakt të tillë e ka pohuar zv/ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Filloreta Kodra, e cila ka organizuar takimin me temën “Përmirësimet e mëtejshme ligjore të legjislacionit të ndihmës ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri”.

“Jemi këtu për të identifikuar problemet dhe ky është vetëm fillimi i këtij procesi. Ndihma ekonomike duhet të shkojë aty ku janë edhe nevojat”, theksoi Kodra.

Por ajo u ndal edhe në objektivat për të ardhmen si realizmi i një studimi të legjislacionit për paaftësinë, vlerësimi i klasifikuar i saj, hartimi dhe zbatimi i politikave aktive për rehabilitim profesional me qëllim punësimin e personave me paaftësi etj.

Kodra theksoi se tashmë ka filluar puna për përmirësimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale dhe përafrimin e tij me legjislacionin evropian.

Sipas zv/ministres, reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale synon të ndikojë drejtpërdrejtë në reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet dhe grupet në nevojë, ku përfshihen edhe fëmijët.

Qëllimi i këtij takimi ishte dalja me rekomandime konkrete në lidhje me objektivat që do të shërbejnë për hartimin e politikave për ndryshim në legjislacionin ekzistues të mbështetjes sociale.

Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse politikë-bërëse dhe zbatuese të legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale.

n.e/NOA

KOMENTE