Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Presidenti Sejdiu Uron Z. David Cameron
English

Kosove - Presidenti Sejdiu Uron Z. David Cameron

PRISHTINE, 12 Maj/ATSH-B. Jashari/. - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram urimi z. David Cameron, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Ne mesazh thuhet nder te tjera se "Rezultatet e zgjedhjeve të 16 majit ofrojnë një rast historik për rinimin e Mbretërisë së Bashkuar në një periudhë kritike për Evropën dhe, në të vërtetë, për mbarë botën". "Jemi shumë mirënjohës për rolin që e ka luajtur vendi i juaj në kohë lufte dhe paqeje gjatë historisë moderne të Kosovës. Kemi pasur bashkëpunimin e pakursyer të qeverisë suaj dhe, ç'është e vërteta, të mbarë spektrit politik të shoqërisë britanike, meqë Kosova ka fituar lirinë dhe pavarësinë e saj si komb, e cila është njohur nga 68 shtete". "Republika e Kosovës synon t'i avancojë marrëdhëniet e përgjithshme dhe miqësore me Mbretërinë e Bashkuar dhe besoj se ju, z. Cameron, do të jeni mik dhe aleat në ecjen e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike", theksohet ne mesazh. /a.ke/
KOMENTE