Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kujdesi Paliativ-Bashkëpunim I Të Gjithë Aktorëve Për Përmirësimin E Jetës Së Pacientëve Me Kancer
English

Kujdesi Paliativ-Bashkëpunim I Të Gjithë Aktorëve Për Përmirësimin E Jetës Së Pacientëve Me Kancer

TIRANË, 12 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Kujdesi paliativ, apo përkujdesja për pacientët me kancer dhe familjarët e tyre, kur sëmundja nuk i përgjigjet më trajtimit kurues, kërkon bashkëpunimin e mjaft aktorëve me qëllim përmirësimin e jetës së pacientëve. Situata aktuale në vend për këtë kujdes shëndetësor dhe kombinimi i përpjekjeve, veprimeve dhe rekomandimeve përkatëse me politikëbërës dhe mbështetës të këtij kujdesi, u diskutua sot në një seminar të organizuar në mjediset e Hotel "Tirana International". "Kujdesi paliativ është përkujdesja multidisiplinare e një stafi të gjerë mjekësh, infermirë, psikologë, punonjës socialë ndaj kualitetit të jetës të pacientëve me kancer. Qëllimi i tij është rritja në nivelet më të mira të kualitetit të jetës në këtë pjesë të fundit që pacienti kalon", tha për ATSH-në Agim Sallaku, shefi i Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Sipas tij, "kanceri si kudo në botë ka një rritje të rasteve që mund të konsiderohet e frikshme dhe në 20 vitet e fundit kemi pothuajse dyfishim të rasteve në vend". Në kuadrin e programit Kombëtar që Ministria e Shëndetësisë ka ndëmarrë për luftën kundër kancerit, një ndër komponentët më të rëndësishëm është kujdesi paliativ. Ende sot në botë pothuajse 50 % e rasteve me kancer nuk shërohen. "Për këta të sëmurë, të cilët pas një periudhe trajtimi dhe kur shpresat për t'u shëruar humbasin, është pikërisht kujdesi paliativ që merret me ta për të krijuar një konfort global, fizik, psikologjik, social dhe financiar për periudhën e fundit të jetës së tyre", vuri në dukje Sallaku. Ndërkohë, kujdesi paliativ në vendin tonë paraqitet me problematikë të madhe. "Me strukturat ekzistuese rreth 1/3 e pacientëve, ose 700-800 e pacientëve nga 2500 të tillë, arrijnë të mbulohen siç duhet me këtë përkujdesje", tha Shefi i Spitalit Onkologjik. Strukturat bazë aktuale më të rëndësishme janë ato në Tiranë, Durrës, qendra "Mary Poter" në Korçë dhe disa struktura të tjera në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër, ndërkohë që synohet shtrirja e rrjetit të ndihmës për të sëmurët në të gjithë vendin. Në këtë 'luftë' kundër kancerit ka edhe shumë aktorë, organizata joqeveritare, partnerë të huaj e po kështu Organizata Botërore e Shëndetësisë, Agjencia Atomike e Vjenës, Fondacioni Soros, etj, të cilët do të angazhohen në pika të veçanta të planit të veprimit dhe Strategjisë përkatëse, për të mbështetur dhe mbuluar në aspektin njerëzor dhe financiar këta pacientë. Kujdesi paliativ në vendin tonë ofrohet që prej vitit '93 nga tre ekipe; Sue Ryder në Tiranë dhe Durrës, si dhe Shoqata "Kujdesi Shëndetësor Familjar" në Qendrën "Mary Poter" në Korçë./s.s./
KOMENTE