Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Martesë e lumtur? Enigma ndodhet te fotot
English

Martesë e lumtur? Enigma ndodhet te fotot

Indiana (SHBA), 12 maj, NOA - Doni të dini nëse martesa e juaj është e lumtur? Nuk ka nevojë të shihni letra, yje etj. Tani bëhet fjalë vetëm për shkencë. Thjesht hapni albumin e shihnin intensitetin e buzëqeshjes.

Ky është sugjerimi që vjen nga studiuesit në Universitetin DePauw (SHBA) dhe publikuar në revistën “Motivation and Emotion” të cilët kanë monitoruar 650 vullnetarë, të moshës 21-87 vjeç duke mbledhur dhe analizuar fotot kur ata ishin fëmijë, dhe fokusuar veçanërisht në intensitetin e buzëqeshjes së tyre.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se ata që ishin rritur në një ambient të lumtur, të qetë kishin më shumë mundësi për të ndërtuar një familje të lumtur, përkundrazi vështirësi të mëdha kishte te ata që kishin pasur një fëmijëri të palumtur me probleme dhe kishin marrë shumë pak ngrohtësi nga familjarët e tyre.

“Nëse fëmijëria juaj është një oazë paqe, pa frikë dhe martesa është e lumtur”, - thonë studiuesit, duke shtuar se “teoritë asnjëherë nuk janë absolute dhe përjashtimet ekzistojnë, por ky studim na kujton rëndësinë e familjes, buzëqeshjes në jetën e çdo personi, ndikimin pozitiv që ka te të tjerët”.

Tani po shkoj të hap albumin tim të vjetër, përfundon duke buzëqeshur një nga studiuesit, sepse e ardhmja “fshihet” në të kaluarën.

a.k/NOA

KOMENTE