English

Përfundon aventura e Aqulianit tek Liverpuli

Angli, 12 Maj NOA - Pas një sezoni jo të mirë në radhët e Liverpulit, mesfushori italian Aquliani, mund të largohet nga ky ekip për tu kthyer në vendlindjen e tij.

Shtypi britanik e ka bërë të sigurt largimin e tij nga “the reds” dhe kjo në bazë të gjendjes aktuale të ekipit dhe të vetë lojtarit në fjalë.

Menjëherë për Aqulianin janë të shumta skuadrat që kanë shfaqur interes dhe mbi të gjitha janë ato të kampionatit italian, të Seria A.

E përditshmja britanike “The Sun” ka pohuar se klubi i Juventusit është i gatshëm të paguajë një shifër prej 11 milion eurosh në drejtim të klubit anglez, për të siguruar shërbimet e Aqulianit.

r.b/NOA

KOMENTE