English

Policia: 10.000 euro dëmshpërblim kush denoncon vrasësin e Thumanës

Krujë, 12 maj, NOA - Personat të cilat japin informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit të dyshuar se ka kryer krimin e rëndë sot në fshatin Fushë-Thumanë të Krujës, ku mbeten të vrarë dy persona (motër e vëlla) do të përfitojnë shumën prej 10.000 euro.

Lajmi është bërë me dijeni nga Policia e Krujës, të cilat kanë publikuar edhe gjeneralitetet e autorit që dyshohet se ka kryer krimin e lartpërmendur, Gëzim Zeneli, rreth 30 vjeç, banues në Vinjoll të Laçit.

“Për personat që kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij e janë të gatshëm të bashkëpunojnë me policinë për kapjen e personit në fjalë, autor i ngjarjes së rëndë, vihen në dispozicion edhe numrat telefonikë 694102733; 052 2 222 266 -129/126. Nga ana jonë angazhohemi për ruajtjen e anonimatit dhe fshehtësisë së të dhënave të telefonuesit”, përfundon deklarata e policisë së Krujës.

n.e/NOA

KOMENTE