English

Policia flet për masakrën në Krujë, jepet identiteti i vrasësit

Krujë, 12 maj, NOA Update – Masakra e ndodhur sot në fshatin Fushë Thumanë të Krujës ka për autor shtetasin nga Laçi, Gëzim Zeneli. Sipas njoftimit të policisë 30 vjeçari, Zeneli, ka qëlluar më armë zjarri pas një konflikt për pronën, Xhevrie Stafën, 50 vjeçe dhe Qemal Çepanin, 41 vjeç.

Dy viktimat, motër dhe vëlla, kanë marrë plagë serioze në trup dhe janë dërguar menjëherë nga të afërmit në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Por megjithë ndihmën mjekësore të dy personat kanë gjetur vdekjen.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 11.50, në Fushë Thumanë, pas nj konflikti për probleme pronësie mes dy viktimave dhe shtetasit Gëzim Zeneli.

“Menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar. Nga ana jonë janë vënë në dispozicion të ngjarjes dhe kapjes së autorit të dyshuar të saj strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë si dhe shërbime të hetimit të krimit në Drejtori”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE