Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Do Të Dëshmojmë Vullnet Dhe Rezistencë Në Kërkim Të Transparencës
English

Rama: Do Të Dëshmojmë Vullnet Dhe Rezistencë Në Kërkim Të Transparencës

TIRANË, 12 Maj/ ATSH/- Opozita dhe aleatët e saj zhvilluan sot pasdite protestën e radhës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para selisë së kryeministrisë, ku zhvillohet greva e urisë e një grupi deputetësh dhe simpatizante të PS-së që nga 30 prill. "Ne do të dëshmojmë vullnet dhe rezistencë në kërkim të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit" u shpreh kryesocialisti Rama në protestë. Sipas tij, "ne duam transparencë, në mënyrë që Shqipëria të ndahet njëherë e mirë një nga epokë zgjedhjesh të deformuara e të kontestuara, duam që përmes transparencës, të hapim rrugë të reja për mirëqënie dhe zhvillim". Rama i bërë apel edhe Policisë së Shtetit që mos të provokojë protestuesit. "Policia duhet të jetë në krye të detyrës dhe jo të ngarkohet për t'ju përgjigjur tekave të këtij pushteti, që është në konflikt me popullin, pasi nuk e lejon që me votën e tij, të vendos atë që do që ta qeverisë", tha ai. Protestën e ditës së sotme e përshëndetën edhe aleatët dhe deputetë të PS-së, të cilët ripërsëritën kërkesën e tyre për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit./s.d//n.m/
KOMENTE