Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rexhep Qosja, drama e Rozafës në Teatrin e Kosovës
English

Rexhep Qosja, drama e Rozafës në Teatrin e Kosovës

Tiranë, 12 maj, NOA /Milena Selimi - Teatri Kombëtar i Kosovës ka zgjedhur autorin Rexhep Qosja për të sjellë premierën e shfaqjes “Beselam pse më flijojnë”.

E shkruar në vitet 70’, drama 'Beselam, pse më flijojnë' ka për temë mitin e flijimit. Duke marrë për bazë mitin e Rozafatit, drama 'Beselam...' ndërton tregimin mbi sakrificën.

Në një qytet të imagjinuar dhe të izoluar, sundimtari dhe partia e qytetit tentojnë të mbajnë nën kontroll qytetarët, duke u premtuar ndërtimin e urës, dhe njëkohësisht duke u munduar t'i bindin që të heqin dorë nga ndërtimi i saj.

Sikurse edhe në legjendën e Rozafatit, ura e cila ndërtohet ditën , rrëzohet gjatë natës.

Duke rikujtuar mitin, profeti bind ustallarët të sakrifikojnë njërën nga gratë e tyre, për në mënyrë që të pushojnë rrënimet dhe mallkimi.

Por, sakrifica ishte e kotë.

Shfaqja do të vihet në skenë nga regjisori Fatos Berisha në interpretimin e aktorëve: Çun Lajçi, Bislim Mucaj, Shkumbin Istrefi, Luan Jaha, Hazir Myftari, Sheqerije Buqaj, Anisa Ismajli, Veton Osmani, Eshref Durmishi, Armend Ismajli, Ramadan Malaj, Kushtrim Hoxha, Rozi Kryeziu. Asistentë regjie Kushtrim Hoxha dhe Trim Musliu. Skenografia dhe dizajnë ndriçimi realizuar nga Nico de Rooij (Holandë). Muzika e shfaqjes është kompozuar nga Ilir Bajri dhe kostumet vijnë në konceptin e Yllka Bradës.

Elementë të rëndësishëm të konceptit regjisorial janë edhe Kori Neëborn, Babuka & Drum collective, Patris Berisha, anëtarë nga Baleti i Kosovës.

Premiera e shfaqjes “Beselam pse më flijojnë” do të jetë të enjten, më 13 maj, ora 20.00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE