English

Shba- Obama: Cameron Drejtues Inteligjent Dhe Efikas

UASHINGTON, 12 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi sot David Cameron si një drejtues inteligjent, besnik dhe efikas dhe theksoi se kryeministri i ri britanik përsëriti mbështetjen e vendit të tij për strategjinë në Afganistan. "Mendoj se është një drejtues inteligjent, besnik dhe efikas, një person që ne do të mund të bashkëpunojmë në mënyrë të efektshme'', deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij afgan, Hamid Karzai. Obama i telefonoi dje Cameron, disa minuta pas mbërritjes së tij në ''Downing Street'' pas dorëheqjes së paraardhësit të tij laburist, Gordon Brown, i cili humbi zgjedhjet./ /ec/ a.jor.
KOMENTE