Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi Ngushëllon Familjarët E Zjarrfikësit Edmond Moçka, Që Humbi Jetën Në Krye Të Detyrës
English

Topi Ngushëllon Familjarët E Zjarrfikësit Edmond Moçka, Që Humbi Jetën Në Krye Të Detyrës

TIRANË, 12 Maj/ATSH/.- "Sakrifica dhe heroizmi në krye të detyrës për të shpëtuar tre fëmijë në një banesë të përfshirë nga flakët e zjarrfikësit Edmond Moçka do të jenë të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve", thuhet në mesazhin ngushëllues që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi sot familjes së të ndjerit Moçka, i cili humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës. Në mesazhin e tij Kreu i shtetit, duke i shprehur familjarëve ngushëllimet më të sinqerta, thotë se "gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë moment dhimbje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të dashur, të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike e të parakohshme". Mbrëmjen e së martës, punonjësi i shërbimit zjarrfikës të Fierit, 46-vjeçari Edmond Moçka, humbi jetën aksidentalisht në krye të detyrës, në përpjekje për të ndihmuar anëtarët e një familje që kishin mbetur të bllokuar në banesën e tyre nga zjarri. /a.s/s.s./
KOMENTE