English

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, raportohen dy të vdekur

Tiranë, 13 Maj 2010 NOA – Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, paraprakisht raportohen dy të vdekur dhe një i plagosur, bëjnë të ditur burime policore në vendngjarje. Të dhënat e para flasin për devijimin e një automjeti nga rruga duke perfunduar në mjediset e brendshme të një pike shitjeje karburanti me pasojë ndarjen e makinës më dysh.

Kjo pikë karburanti gjendet në kilometrin e dhjetë të rrugës nacionale që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar, në afërsi të Qendrës Tregtare “City Park”.

Ende nuk ka të dhëna për identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident por bëhet e ditur se autovetura e përplasur është një taksi.

Hetimet e para flasin për viktima një djalë dhe një vajzë në moshë të re rreth 18 deri 25 vjeçarë, kurse i plagosur është shoferi i taksisë, një "Benz Mercedes".

Policia thotë se nuk ka gjetur mjete identifikimi te dy viktimat por do të përpiqet të bëjë identifikimin e tyre përmes celularëve që iu gjetën.

e.b/r.n/NOA Vijon...

KOMENTE