Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Procesi I Privatizimeve, Përparësi Absolute E Administratës Shqiptare
English

Berisha: Procesi I Privatizimeve, Përparësi Absolute E Administratës Shqiptare

- Kryeministri Berisha drejton mbledhjen e Task Force për Privatizimet - TIRANË, 13 Maj/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha tha sot se "procesi i privatizimeve është një përparësi absolute e administratës shqiptare dhe një proces jetik për vendin, ndaj kërkoj nga të gjitha ministritë që të mbyllin sa më shpejt dhe me eficencë këtë proces". Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë drejtoi mbledhjen e Task Forcës për Privatizimet, në të cilën u diskutua për ecurinë e procesit të privatizimeve si dhe angazhimin e gjithë ministrive në këtë proces. Ky proces, nënvizoi Kryeministri Berisha, është themelor për reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për ekonominë e vendit dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha ndërsa theksoi se ka pasur lëvizje dhe punë të gjithanshme nga institucionet për të shpejtuar procesin, kërkoi që ritmet e tij të jenë edhe më të larta. Në Taskë Force për Privatizimet ishin të pranishëm ministrat e Financave, Ridvan Bode, i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta Spiro Ksera dhe i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu./m.m//n.m/
KOMENTE