Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britania E Madhe Mbyll Ambasadën Në Tajlandë
English

Britania E Madhe Mbyll Ambasadën Në Tajlandë

LONDËR, 13 maj /ATSH-AFP/ - Mbretëria e Bashkuar njoftoi sot vendimin për të mbyllur nesër (të premten) ambasadën e saj në Bangkok, pas një vendimi të ngjashëm të marrë nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të përleshjeve mes manifestuesve dhe forcave të rendit në kreyqytetin tajlandez. "Ambasada do të mbyllet nesër, të premten", i deklaroi AFP-së një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme britanike. "Do të mbikëqyrim evolucionin e situatës nga dita në ditë për të parë se kur mund të rihapet misioni diplomatik", shtoi ajo. Shtetet e Bashkuara, të cilat janë shprehur "shumë të shqetësuara", kanë njoftuar më parë mbylljen e menjëhershme të ambasadës së tyre në Bangkok. Bangkoku ishte nën tension sot ndërkohë që ushtria kërcënoi se do të bllokojë lagjen ku janë tërhequr "këmishëkuqtë", këta manifestues antiqeveritarë të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. /I.Pu.
KOMENTE