Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Portugalia Zvogëlon Deficitin Në 4,6 Për Qind Në 2011-N
English

Ekonomi - Portugalia Zvogëlon Deficitin Në 4,6 Për Qind Në 2011-N

LISBONË, 13 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria portugeze do të zvogëlojë deficitin publik në 4,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, në vitin 2011 kundrejt 5,1 për qind të vlerësuar më parë falë masave të tjera të rrepta ekonomike të njoftuara sot nga kryeministri Jose Socrates. "Vitin e ardhshëm, do ta ulim deficitin në 4,6 për qind", deklaroi Socrates në një konferencë shtypi në përfundim të një mbledhjeje të këshillit të ministrave. Socrates përsëriti se qeveria e tij parashikonte një deficit prej 7,3 për qind për këtë vit, duke e përmirësuar me një pikë objektivin prej 8,3 për qind. Në vitin 2009, deficiti publik i Portugalisë arriti një nivel rekord historik prej 9,4 për qind. Socrates njoftoi masa të tjera të rrepta ekonomike dhe sidomos një rritje të përgjithshme të taksave dhe ulje të disa shpenzimeve. Kryetari i qeverisë njoftoi veçanërisht një rritje të TVSH-së me një pikë, në 21 për qind për vlerën normale, zvogëlimin e pagave të titullarëve të posteve politike dhe të administratës publike si dhe një ulje të shpenzimeve të shtetit. Një taksë shtesë do të zbatohet për fitimet e ndërmarrjeve të mëdha që e kalojnë shifrën dy milionë euro. "Këto masa shtesë janë themelore për mbrojtjen e ekonomisë sonë, për të siguruar financimin e saj dhe për të forcuar besueshmërinë tonë në tregjet ndërkombëtare, por edhe për të mbrojtur Evropën dhe zonën euro", deklaroi Socrates. /I.Pu.
KOMENTE