Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia ofron bursa për studentë shqiptarë
English

Greqia ofron bursa për studentë shqiptarë

Tiranë, 13 Maj 2010 NOA - Ambasada e Greqisë në Tiranë njoftoi sot se Ministria e Jashtme e Greqisë, Drejtoria E1, e Çështjeve Kulturore, akordon bursa për qytetarë Shqiptarë për vitin akademik 2010-2011. Bursat jepen me qëllim kryerjen e studimeve universitare dhe pasuniversitare në Institucione të Larta Arsimore (AEI) dhe Institucione Arsimore Teknologjike (TEI) të Greqisë.

Të interesuarit mund të tërheqin njoftimin respektiv së bashku me materjalin informues për kushtet e pjesëmarrjes dhe kerkesën e kandidimit, në Ambasadën e Greqisë (hyrja qendrore), çdo ditë nga e Hëna në të Premte, në orët 09.00 – 17.00.

Ambasada thotë se dosjet me dokumentet e kandidatëve të interesuar do të duhet të dorëzohen duke nisur nga dita e Hënë 24 Maj dhe deri ditën e Premte 23 Korrik 2010, në të njëjtin vënd dhe në të njëjtet orare.

r.n/NOA

KOMENTE