Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus, Diego në listën e lojtarëve që mund të largohen
English

Juventus, Diego në listën e lojtarëve që mund të largohen

Torino, 13 Maj NOA - Krahas shumë lojtarëve që priten të largohen nga ekipi i Juventusit, në listën e tyre është shtuar dhe emri i brazilianit Diego.

Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Tuttosport”. Sipas saj Diego nuk konsiderohet më si një lojtar i pashitshëm nga ky ekip dhe aktualisht skuadra e Juventusit kërkon të ndryshojë plotësisht ekipin, ku pjesë e tij mund të jetë dhe largimi i brazilianit.

Megjithatë largimi i tij do të vendoset vetëm kur të jetë zgjedhur tekniku i ardhshëm i Juventusit, pasi do të jetë ai, i cili do të përcaktojë listën e lojtarëve, të cilët do të largohen dhe ato të cilët do të qëndrojnë tek ekipi i bardhë e zinjve.

r.b/NOA

KOMENTE