Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina Paralajmëron Shba-Në Për Çdo Mbështetje Të Mundshme Ndaj Falun Gongut
English

Kina Paralajmëron Shba-Në Për Çdo Mbështetje Të Mundshme Ndaj Falun Gongut

PEKIN, 13 maj /ATSH-AFP/ - Kina paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara për çdo mbështetje ndaj Falun Gongut, pasi Uashingtoni u shpreh se parashikon të subvencionojë një grup kundër censurës në internet i njohur si i afërt i lëvizjes shpirtërore të ndaluar nga Pekini. "Kundërshtojmë ashpër mbështetjen që çdo qeveri apo organizëm mund t'u japë forcave antikineze në aktivitetin e tyre kundër Kinës", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ma Zhaoxu, në një konferencë të rregullt shtypi. Këto komente u bënë ndërkohë që dy vendet pritet të takohen më vonë gjatë ditës për rifillimin e dialogut lidhur me të drejtat e njeriut pas një pezullimi që prej dy vjetësh. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley, konfirmoi sot se Uashingtoni po shqyrton çështjen e një subvencioni për një grup kundër censurës në internet i njohur si i afërt me Falun Gongun, pas publikimit të një informacioni për këtë çështje në "Washington Post". Diplomacia amerikane mendohet t'i ketë ofruar 1,5 milionë dollarë Konsorciumit botëror për lirinë e internetit (Global Internet Freedom Consortium, GIFC) që propozon programe informatike për të penguar censurën, mësohet nga një anëtar i grupit i cituar nga e përditshmja. "U paraq një propozim, por asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë", deklaroi Crowley. Hillary Clinton, shefja e diplomacisë amerikane, ka mbajtur në janar një qëndrim të prerë kundër censurës në internet, në çastin kur Google u bë viktimë e sulmeve informatike që vinin nga Kina. Falun Gongu, që bazohet në mësime të nxjerra nga budizmi dhe arte marciale, është ndaluar në Kinë në vitin 1999. Lëvizja është shprehur se besimtarët e saj në Kinë trajtohen brutalisht, madje vriten. /I.Pu.
KOMENTE