English

Kirgistan - Kundërshtarët E Qeverisë Së Përkohshme Hyjnë Me Forcë Në Një Ndërtesë Administrative

BISHKEK, 13 maj /ATSH-AFP/ - Kundërshtarët e qeverisë së përkohshme të Kirgistanit hynë me forcë dhe morën kontrollin e selisë së administratës rajonale Och, në jug të këtij vendi që po përpiqet të stabilizohet që prej revolucionit të prillit, theksuan autoritetet lokale. Manifetuesit i kërkojnë ish-guvernatorin rajonal, Mamassadyk Bakirov, që të rimarrë funksionin e tij. Qeveria e përkohshme e shkarkoi nga detyra pas revoltës së përgjakshme në muajin prill që çoi në arratisjen e presidentit kirgiz, Kourmanbek Bakiev. "Bakirov dhe simpatizantët e tij hynë me forcë në administratën rajonale dhe pushtuan zyrën e guvernatorit të përkohshëm, SooronbaI Jenbekov'', theksoi një zëdhënës i administratës lokale./ /ec/ a.jor.
KOMENTE