Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klodiana Spahiu: Gjendja shëndetësore e grevistëve është e rëndë
English

Klodiana Spahiu: Gjendja shëndetësore e grevistëve është e rëndë

Tiranë, 13 maj, NOA – “Sot janë shfaqur shenja të qarta të pafuqisë dhe probleme serioze te grevistët”. Kjo është deklarata që ka bërë deputetja dhe mjekja që po asiston nga afër grevistët e PS-së, Klodiana Spahiu.

Sipas saj gjendja e deputetëve të Partisë Socialiste dhe mbështetësve të tyre në grevë urie vazhdon të rëndohet edhe më tepër, por tashmë bëhet fjalë për shenja serioze.

Pak minuta më parë në është transportuar në spital një tjetër grevist. Bëhet fjalë për 27 vjeçarin nga Tiranë, Martin Hasa.

Sipas mjekëve që ndjekin gjendjen shëndetësore të grevistëve, hasa u detyrua të dërgohej në spital si pasoj e komplikacioneve të rënda në shëndetin e tij për shkak të mungesës së ushqimit.

Ndërkohë që rritja e numrit të grevistëve që lënë grevën tregon dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të gjithë pjesëmarrësve në protestë.

Megjithë gjendjen shëndetësore alarmante, Partia Socialiste duket e vendosur për të mos hequr dorë nga greva dhe protestat për transparencën dhe pesë kërkesat e tjera që janë bërë publike nga vet grevistët.

m.xh/NOA

KOMENTE