English

Koncert vetëm për qentë në “Opera House”

Sydney, Australi 14 Maj NOA - Një koncert i cili do të mbahet në “Opera House” të Sydney dhe ajo çka e bën më të veçantë është se ka si spektatorë vetëm qentë.

Ky eveniment është në program më datë 5 qershor dhe muzika që do të krijohet do të jetë e realizuar nga Laurie Anderson, e cila është bashkëshortja e yllit të rrokut Lou Reed.

Hyrja do të jetë falas dhe gjithashtu është bërë e ditur se ky koncert nuk do të zgjasë shumë dhe kjo lidhet me faktin se qentë nuk arrijnë të përqendrohen për një kohë të gjatë.

r.b/NOA

KOMENTE