Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova Pret Një Raport Progresi Shumë Më Pozitiv Se Ai I Vitit 2009
English

Kosova Pret Një Raport Progresi Shumë Më Pozitiv Se Ai I Vitit 2009

PRISHTINË, 13 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Qeveria e Republikës së Kosovës diskutoi në mbledhjen e sotme për kontributin e institucioneve të Kosovës në kuadër të Raport Progresit 2010, një raport që siç u shpreh Kryeministri Hashim Thaçi do të jetë shumë më pozitiv se ai i vitit të kaluar. "Të gjitha parametrat tregojnë se jemi në rrugë të sigurt për një raport të progresit shumë më pozitiv sesa në vitin e kaluar, sepse janë duke zbatuar ato kritere të nevojshme në kuptimin edhe politik, edhe legjislativ, edhe të ekonomisë", theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Ai kërkoi nga Ministria e Integrimeve Evropiane "që të rritet bashkërendimi i punëve ndërministrore, që të lëvizet me axhendën e paraparë të prioriteteve dhe brenda afateve të caktuara kohore". Institucionet e Kosovës duhet të dorëzojnë arritjet e veta për raportin e progresit deri më 15 qershor, ndërsa me 6 korrik, në takimin plenar të Stabilizim Asociimit, do të diskutohen nga institucionet dhe nga Komisioni Evropian dhe deri më 1 tetor duhet të adresohen çështje të ndryshme për plotësimin e raportit. Në mbledhjen e sotme qeveria aprovoi projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që do të sigurojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Projektligji është dhe pjesë e reformimit dhe progres në përmbushjen e hapave drejt integrimit evropian, u tha në mbledhje. Me aprovimin e vendimit për caktimin e fondit për ngritjen e njësisë për menaxhimin e projektit "Hidrocentrali Zhur" dhe këshilltarëve të transaksionit, qeveria vendosi të bëjë hapin konkret në drejtim të realizimit të këtij projekti, ndër më seriozët për rritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme në Kosovë./s.s./
KOMENTE