Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Diskuton Disa Ndryshime Në Ligjin Për Institutin E Integrimit Të Të Përndjekurve
English

Kuvendi Diskuton Disa Ndryshime Në Ligjin "Për Institutin E Integrimit Të Të Përndjekurve"

TIRANË, 13 Maj/ATSH/.- Kuvendi mori sot në shqyrtim disa ndryshime në ligjin "Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve", që synon t'i japë përgjigje kërkesave të shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Fillimisht, në hapje të punimeve të seancës së sotme, që u bojkotua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetët e maxhorancës komentuan protestat e opozitës dhe grevën e urisë së kësaj force politke, duke nënvizuar se opozita po përpiqet të destabilizojë vendin. Sipas tyre, këto protesta, në fakt nuk janë kundër qeverisë, por janë thellësisht kundër qytetarëve shqiptarë, pasi pengojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Seanca vijoi më pas me diskutimin e disa ndyshimeve në ligjin "Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve", i cili ka si objekt ndryshimin e varësisë së këtij institucioni nga Këshilli i Ministrave, në Ministrinë e Drejtësisë, pranë së cilës funksionon edhe sektori i Trajtimit të Kërkesave për Dëmshpërblimet e ish-të Përndjekurve Politikë. Ky ndryshim varësie bëhet për bashkërendimin e punës dhe funksionimin sa më të mirë të këtyre institucioneve qendrore. Kjo nismë u shtohet nismave të tjera të ndërmarra së fundmi nga qeveria si ai për ngritjen e Institutit të Kujtesës, për vendosjen e disa simboleve dhe ditës përkujtimore për ish-të përndjekurit politikë, si dhe ngritjen e një task-force që do të bëjë të gjitha kërkimet dhe do të bashkërendojë punën për gjetjen e eshtrave të personave të zhdukur. Në këtë mënyrë, brenda një kohe të shkurtër i jepet përgjigje të gjitha kërkesave të kësaj shtrese të shoqërisë. Deputetët shqyrtuan sot dhe projektligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Roterdamit "Për procedurën e miratimit të mëparshëm të njoftuar për disa kimikate dhe pesticide të rrezikshme në tregtinë ndërkombëtare". Konventa i detyron të gjitha palët që kryejnë tregti me kimikate të rrezikshme të shkëmbejnë informacion shkencor, teknik, ekonomik e ligjor të kimikateve, duke përfshirë edhe atë të sigurimit të jetës. Kuvendi miratoi projektrezolutën për "Për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për vitin 2009", si dhe projektrezolutën "Për vlerësimin e punës së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2009". /a.s/s.s./
KOMENTE