Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maturia e munguar e kësaj klase politike
English

Maturia e munguar e kësaj klase politike

Ne kemi pritur që kjo klasë politike të tregonte maturinë për ta zgjidhur këtë çështje në të mirë të qytetarëve. Duke marrë parasysh se liderët e dy partive kryesore të vendit arritën të gjejnë dialog para zgjedhjeve, ne besuam se diçka e tillë do të ishte mundësuar edhe pas tyre. Por sot, pas 9 muajsh paralizë, është e domosdoshme të reagohet dhe tani është momenti që të ketë një reflektim të vërtetë dhe rrugëdalje reale për krizën që ka pllakosur vendin

Nga Lëvizja Mjaft!

Që nga shtatori i vitit të shkuar e deri më sot, Lëvizja Mjaft! ka konstatuar se pjesa më e rëndësishme e institucioneve qeverisëse të vendit ka reshtur së funksionuari. Parlamenti shqiptar, nga ngrehina më e lartë e përfaqësimit të qytetarëve, është shndërruar në një klub privat të maxhorancës qeverisëse. Ndërsa, një pjesë e konsiderueshme e institucioneve qeveritare kanë braktisur funksionin e tyre publik dhe janë shndërruar në komitete paszgjedhore që organizojnë antimitingje. Duke pasur në themel të punës së saj, mbikëqyrjen e standardeve demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të qytetarëve, Lëvizja Mjaft! ka vërejtur një rënie drastike të standardit të transparencës nga ekzekutivi.

Ne kemi pritur që kjo klasë politike të tregonte maturinë për ta zgjidhur këtë çështje në të mirë të qytetarëve. Duke marrë parasysh se liderët e dy partive kryesore të vendit arritën të gjejnë dialog para zgjedhjeve, ne besuam se diçka e tillë do të ishte mundësuar edhe pas tyre. Por sot, pas 9 muajsh paralizë, është e domosdoshme të reagohet dhe tani është momenti që të ketë një reflektim të vërtetë dhe rrugëdalje reale për krizën që ka pllakosur vendin.

Greva është një instrument demokratik dhe shumica e kërkesave të grevistëve është racionale përtej çdo dyshimi. Ndaj, ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të vendit që minimalisht të tregojë respekt dhe seriozitet ndaj grevistëve dhe kërkesave të tyre e të mos i kufizojë përgjigjet në gjuhën e batutave të ulëta, apo duke risjellë në skenë, rudimentet e bashkimeve profesionale.

Sot, po bëhemi dëshmitarë të një polarizimi ekstrem të shoqërisë shqiptare dhe ngritjes së një sistemi të ri social që çdo ditë e më shumë po merr formën e një aparteidi elektoral. Kjo është një situatë që buron nga papërgjegjshmëria politike dhe nga gjurmët e dukshme që kjo qeveri ka diçka për të fshehur. Nëse maxhoranca është e gatshme të ofrojnë opsionin e verifikimit të procesverbaleve, përse ky vullnet nuk përdoret edhe në favor të rinumërimit të votave?

Por, nuk mund mos theksojmë se kriza aktuale është produkt i të njëjtit vullnet politik që brenda një nate solli gjymtimin e një kushtetute të votuar nga gjithë shqiptarët. I njëjti vullnet që zhveshi institucionin e Presidentit të Republikës nga garancia kushtetuese për të qëndruar mbi palët, çka mundësohet nga një vendimmarrje politike me bazë të gjerë. Është i njëjti vullnet që e shndërroi postin e Kryeministrit në një ofiq të pacenueshëm, duke i dhënë këtij të fundit pushtet jakobin mbi çdo shumicë parlamentare.

Kryeministri shqiptar, këtë pushtet po e vë në jetë duke përmbushur pritshmëritë e parashkruara në ndryshimet kushtetuese. Përshkallëzimi i përpjekjeve për të privatizuar edhe ato institucione të fundit të pavarura dhe arroganca e këtyre ditëve, janë dëshmi se sot palëve të interesuara po u serviret e njëjta meny që me konsensus përgatitën në prill të 2009-ës. Pushteti absolut i ekzekutivit kundër dhe mbi çdo institucion demokratik nuk është një mëkat që i përket veç kësaj qeverie. Është një infeksion ngjitës që do të trashëgohet nga cilado forcë politike që merr pushtetin, me bilanc përfundimtar, dhunimin e lirive të qytetarëve të këtij vendi.

Ndaj, bashkë me kërkesat e drejta të grevistëve, duhet pretenduar medoemos restaurimi i Kushtetutës së Shqipërisë, rivendosja e pavarësisë së institucioneve dhe kthimi i tyre në shërbim të qytetarëve dhe jo i qytetarëve në shërbim të pushtetit.

KOMENTE