English

Mbërrin në Durrës, anija-shkollë e Guardia di Finanzas

Durrës, 13 maj, NOA – Mbërrin pasnesër në portin e Durrësit anija-shkollë “Giorgio CINI” e Guardia di Finanza Italiana, me rastin e udhëtimit të stërvitjes jashtë Italisë, që për çdo vit planifikohet nga shkolla nautike e Gaetas për kadetët nënoficerë të kontingjentit Detar të Guardia di Finanza.

Bëhet me dijeni se kjo anije-shkollë do të qëndrojë në Shqipëri deri në datën 23 maj dhe në të njëjtën kohë do të shërbejë për një kurs velash për studentët shqiptarë, organizuar nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit të Velave, në kuadrin e nismave “Italia dhe Shqipëria 2010: Dy Popuj, një Det, një Miqësi”.

n.e/NOA

KOMENTE