Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet në Vlorë “Aulona International Folk Festival”, fiton Sllovakia
English

Mbyllet në Vlorë “Aulona International Folk Festival”, fiton Sllovakia

Vlorë, 13 maj, NOA /Milena Selimi – U zhvillua në Vlorë Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, fitues i të cilit u shpall grupi folklorik i Sllovakisë “Sarisan”.

Në momentin e ceremonisë së ndarjes së kupës, drejtori i përgjithshëm i festivalit, Sejmen Gjokoli, theksoi se “grupi sllovak solli në këtë aktivitet vlerat e folklorit burimor, dinamikën e valleve dhe origjinalitetin e këngëve nga vendi i tyre”.

Në natën e fundit të festivalit, grupet pjesëmarrëse performuan pjesë të zgjedhura nga repertori i tyre. Grupeve pjesëmarrëse në këtë festival iu ndanë çmime speciale të përgatitura nga operatorë të ndryshëm turistikë në qytetin e Vlorës.

Edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, që u zhvillua gjatë katër netëve, çeli edhe sezonin turistik veror 2010 në Vlorë.

Në të, u përfaqësuan nëntë grupe folklorike nga Evropa si Polonia, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Ky aktivitet u organizua nga qendra kulturore “Bilbilat e Jugut”.

Ai konsiderohet jo vetëm një manifestim i vlerave të folklorit dhe pasurisë shpirtërore të vendeve pjesëmarrëse, por edhe një mundësi për promovimin e resurseve turistike të qytetit bregdetar.

Festivali ka krijuar profilin e një aktiviteti folklorik në shërbim të drejtpërdrejtë të turizmit kulturor dhe në ndryshim nga aktivitete të tjera të ngjashme, që zhvillohen në Vlorë, “Aulona International Folk Festival” ka dimensione ndërkombëtare dhe si i tillë ai është çertifikuar dhe është përfshirë në librin e festivaleve më të mira folklorike në nivel ndërkombëtar.

“Aulona International Folk Festival” është pjesë e aktiviteteve të vitit 2010, i cilësuar nga UNESCO, si viti ndërkombëtar i komunikimit përmes veprimtarive të kulturës. Organizatorët synojnë ta shndërrojnë atë në një traditë, si një aktivitet me karakter të drejtpërdrejtë burimor e tradicional, duke u udhëhequr nga parimet e CIOFF (Organizata Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike). President nderi i festivalit ishte akademiku Xhevahir Spahiu.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE