Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu: Mbetjet urbane menaxhohen shumë keq, pasojat janë të rrezikshme
English

Mediu: Mbetjet urbane menaxhohen shumë keq, pasojat janë të rrezikshme

Tiranë, 13 maj, NOA – Sistemi aktual i menaxhimit të mbetjeve urbane në Shqipëri paraqitet mjaft problematik dhe nuk iu përshtatet kushteve të kohës, duke krijuar probleme mjedisore.

Një fakt të tillë, e ka bërë me dije vetë ministri Fatmir Mediu, gjatë një fjalimi të mbajtur në takimin për strategjinë e mbetjeve urbane, duke qenë mjaft kritik ndaj probleme reale që paraqiten në lidhje me trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane në vendin tonë.

“Deri sot, praktikat mjedisore i konsiderojnë mbetjet si objekte që duhen hedhur, duke aplikuar tarifa minimale për pastrimin e tyre dhe kemi një nivel shumë të ulët të menaxhimit të mbetjeve, ku ato urbane dhe të rrezikshme depozitohen në vende të hapura dhe të pakontrolluara duke shkaktuar kështu ndotje të ujërave, tokës dhe ajrit”, bëri me dijeni ministri në fjalën e tij.

Ai shtoi edhe se “trajtimi pa kritere i mbetjeve spitalore dhe farmaceutike, është një nga problemet jo të pakta që ka Shqipëria, sidomos kur aty hapen zjarre dhe përbëjnë rrezik gazet toksike që lëshohen për shëndetin e qytetarëve”.

“Vendet e depozitimit në të shumtën e rasteve nuk i plotësojnë kushtet, 65 vende që kanë caktuar bashkitë, janë jashtë standardet dhe nuk ekzistojnë depozitime në zonat rurale, ndërsa mbi 300 vend-depozitime të vogla janë jashtë kushteve që ne kërkojmë”, bëri me dije ndër të tjera Mediu.

Duke shtuar se “niveli i riciklimeve është në vende të ulëta dhe prezenca e mbetjeve anës rrugës dhe anës plazheve, përveç rreziqeve për shëndetin, është kthyer në faktor negativ edhe për turizmin në vend”.

n.e/NOA

KOMENTE