English

Ps/Gjendja E Grevistëve Është E Rënduar

TIRANË, 13 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Gjendja e 21 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të saj, që janë në grevë urie prej 13 ditësh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë selisë së Kryeministrisë paraqitet e rënduar. Mjekja Klodiana Spahiu, që asiston shëndetin e grevistëve, tha sot për mediat se situata shëndetësore e tyre paraqitet e rënduar dhe 28 prej tyre janë dërguar këto ditë në spital për trajtim mjekësor. "Nuk bëhet fjalë për sëmundje kronike, por jane simptoma që vinë nga mungesa e të ushqyerit, si ulje tensioni dobësi trupore apo edhe dhimbje stomaku", deklaroi ajo. Për vijimin e grevës, Spahiu shtoi se "nuk mund t'a përcaktoj se sa mund të vazhdojnë". Greva e urisë e një grupi deputetësh të PS-së dhe mbështetësve të tyre, e nisur nga data 30 prill në mbrëmje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë Kryeministrisë, synon plotësimin e kërkesës së opozitës për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes hapjes së kutive të votimit./n.m/
KOMENTE