English

Shba - Lufta Në Afganistan Kushton Më Shumë Se Ajo Në Irak

UASHINGTON, 13 maj /ATSH-ANSA/ - Lufta në Afganistan i kushton sot Shteteve të Bashkuara më shumë se ajo në Irak. Sipas të dhënave të Pentagonit dhe të publikuara sot nga e përditshmja "Usa Today", në shkurt kostoja e operacioneve ushtarake amerikane në Afganistan i ka kaluar për herë të parë ato të operacioneve në Irak: 6.7 miliardë dollarë krahasuar me 5.5 miliardë të shpenzuara gjatë muajit shkurt në Irak. Vitin e kaluar operacionet e Irakut kushtuan sa dyfishi i atyre në Afganistan. Por shpenzimet kanë ndryshuar sepse, ndërsa në Irak Pentagoni po vazhdon punën me tërheqjen e trupave, në Afganistan kanë nisur operacionet e dërgimit të trupave shtesë, në kuadër të ofensivës gjatë muajve të verës. Sipas gazetës, në vitin 2010 lufta në Afganistan do të kushtojë rreth 105 miliardë dollarë, ndërsa ajo në Irak rreth 66 miliardë. Parashikimet për vitin 2011 flasin për 117 miliardë në Afganistan dhe 46 miliardë në Irak. Deri sot lufta në Irak i ka kushtuar SHBA-së 620 miliardë dollarë, ndërsa ajo në Afganistan 190 miliardë. /e.v/
KOMENTE