Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sociale - Japoni - 33 000 Vetëvrasje Në Vitin 2009
English

Sociale - Japoni - 33 000 Vetëvrasje Në Vitin 2009

TOKIO, 13 maj /ATSH-MIA/ - Numri i vetëvrasjeve në Japoni vitin e kaluar shënoi rritje për të dymbëdhjetin vit radhazi duke arritur në 33 000, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Policisë japoneze. Vetëvrasjet vitin e kaluar u rritën 1,8 për qind në krahasim me një vit më parë dhe kanë arritur 32 845, thënë ndryshe 90 vetëvrasje në ditë. Si shkaktar kryesor për rritjen shumëvjeçare të numrit të vetëvrasjeve në Japoni theksohen problemet shëndetësore, ekonomike dhe familjare. Në Japoni vitin e kaluar u regjistrua recesioni më i madh dhe shkalla më lartë e papunësisë pas Luftës së Dytë Botërore. Shpeshtësia mesatare e vetëvrasjeve në Japoni është 24,4 në 100 000 persona, vendi i dytë në botë pas Rusisë, ku ajo është 30,1 vetëvrasje për 100 000./ a.jor.
KOMENTE