Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Llotari Për Të Kaluar Një Ditë Me ... Bill Klinton!!!
English

Soft News - Llotari Për Të Kaluar Një Ditë Me ... Bill Klinton!!!

UASHINGTON, 13 maj /ATSH-AFP/ - Kemi dëshiruar gjithmonë që të kaloni një ditë në Nju Jork në shoqërinë e Bill Clinton? Kjo është plotësisht e mundur, me kusht që të marrësh pjesë në një llotari nga ish-presidenti amerikan për të ndihmuar bashkëshorten e tij, Hillary për të paguar faturat e fushatës të saj presidenciale. "Dëshironi të keni një mundësi për të ardhur në Nju Jork dhe të kaloni një ditë me mua?", shkruante Clinton në mesazhet elektronike të nisura të gjithë personave të cilët mbështetën Hillary Clinton, aktualisht sekretarja amerikane e Shtetit, në garën për Shtëpinë e Bardhë kundër Barack Obamës në vitin 2008. Ata që duan të bëhen pjesë e ëndrrës duhet të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një shumë simbolike, më pas emri i tyre do të jetë në një glob që rrotullohet nga ku do të zgjidhen disa emra, njoftonte sot shtypi amerikane. Paratë e mbledhura do të shërbejnë për të paguar faturat e fushatës elektorale të Clinton, rreth 771 mijë dollarë, sipas komisionit elektoral federal. Sipas ''New York Times'', Hillary nuk ka të drejtën të mbledhë vetë fonde për paguar këto borxhe./ /i.p/
KOMENTE