English

Sport-Merkato/ Klodian Semina Firmos Për Ermis Në Qipro

- Menaxheri i FIFA-s, Sokol Haxhia, "Semina firmosi për 3 vjet dhe do të përfitojë 270 mijë euro" - TIRANË, 13 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Mbrojtësi i Gramozit, Klodian Semina, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me ekipin qipriot Ermis Aradipu. Shkodrani, i cili luajti këtë sezon me fanellën e Gramozit, por që karrierën e tij të re futbollistike është aktivizuar edhe në Bullgari me Belasica Petrich, do të përfitojë një shumë totale prej 270 mijë eurosh. Menaxheri i lojtarit, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia, tha për mediat se "Semina e kaloi me sukses provën dhe klubi qipriot u tregua i gatshëm të nënshkruante me të. Klodiani u vlerësua si një lojtar i fortë dhe eksperienca e tij e mëparshme në Bullgari, natyrshëm që ndikoi. Përveç shumës së kontratës në para, Semina do të përfitojë edhe një apartament të paguar nga klubi si dhe një makinë"./s.s./
KOMENTE