English

Sport-Merkato/ Portieri Arjan Beqaj Pranë Kalimit Në Kampionatin Grek

TIRANË, 13 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Me përfundimin e sezonit futbollistik shumë lojtarë shqiptarë që aktivizohen në klubet evropiane po mendojnë për të ardhmen e tyre. Një ndër portierët më të mirë në kampionatin qipriot, Arjan Beqaj, i cili është edhe portieri titullar i Kombëtares shqiptare, është duke diskutuar të ardhmen e tij. Gjatë verës Beqajt i përfundon kontrata me Anorthosis Famagusta në Qipro. Portieri nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të firmosë kontratën e fundit në karrierën si profesionist me klubin aktual, por edhe pse është një prej elementëve më të rëndësishëm të qipriotëve, mosha e tij e madhe (33 vjeçare), përbën një pengesë. Një prej alternativave për Beqajn është rikthimi tek OFI në kampionatin grek. Skuadra nga Kreta do të luajë në fazën "play-off" për të pretenduar që të ngjitet sërish në Superligën greke, objektiv që nuk e realizuan në mënyrë direkte vetëm për tri pikë në kampionat./s.s./
KOMENTE