Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Feith: Shqipëria, mbështetje pa kufi shtetit të ri të Kosovës
English

Topi-Feith: Shqipëria, mbështetje pa kufi shtetit të ri të Kosovës

Tiranë, 13 maj, NOA – “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohjet e mëtejshme të pandalshme”, i ka pohuar presidenti Bamir Topi, gjatë një takimi në Tiranë përfaqësuesit të BE dhe civil ndërkombëtar (ICO), Peter Feith.

Topi më tej, vuri në dukje vullnetin e plotë dhe angazhimin serioz të shtetit shqiptar për të përmbushur me sukses të gjitha detyrimet, që burojnë nga aspirata dhe përpjekjet për realizimin e ëndrrës të të gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave të Shqipërisë me BE-në do të ishte një hap i rëndësishëm dhe thelbësor për ne, i cili do të kontribuonte pozitivisht në zhvillimet shoqërore e ekonomike në vend.

Më tej, të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën pikëpamje përsa i përket rëndësisë së qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon nëpërmjet bashkëpunimit në rritje dhe kontakteve sa më frekuente mes udhëheqësve politikë si dhe zhvillimit ekonomik, duke synuar integrimin e të gjithë vendeve dhe popujve të rajonit në gjirin e familjes evropiane.

Nga ana e tij, Peter Feith shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin në emër të Kosovës dhe popullit kosovar për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka dhënë, sidomos gjatë procesit të njohjeve ndërkombëtare.

“Përpjekjet profesionale të qeverisë tuaj, ne i vlerësojmë jashtëzakonisht shumë për rritjen e numrit të njohjeve të reja”, theksoi ai lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE