Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tpi - Brammertz: Asnjë Arsye Bindëse Që Mlladiç Ndodhet Jashtë Serbisë
English

Tpi - Brammertz: Asnjë Arsye Bindëse Që Mlladiç Ndodhet Jashtë Serbisë

BEOGRAD, 13 maj ATSH-TANJUG/ - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Serge Brammertz deklaroi sot se bazuar mbi informacionet që i ishin dhënë nuk kishte asnjë arsye të besonte se i kërkuari i Hagës, Ratko Mlladiç është larguar nga Serbia. ''Bashkëpunëtorët e mi kanë të njëjtën bindje'', u shpreh Brammertz, gjatë një konference për shtyp pas një takimi me njësitin serb për zbulimin dhe kapjen e të kërkuarve nga Haga. ''Po analizojmë plotësisht dhe me hollësi situatën dhe faktin pse Mlladiç nuk është arrestuar ende'', Brammertz i cili shtoi se hetimeve ndaj Mlladiçit do t'u shtohen akuza të tjera. Brammertz u shpreh se nuk mund të ketë alternativë tjetër veç arrestimit të Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç dhe se pret që autoritetet serbe të ndërmarrin masa praktike për t'i sjellë ata para drejtësisë dhe se politikanët duhet të mbështesin këto përpjekje. Duke komentuar lidhur me deklaratën ku dënohen krimet në Srebrenicë të miratuar në parlamentin serb, Brammertz u shpreh se ai nuk do ta përmendë gjestin e qeverisë serbe në raportin e tij të ardhshëm që do të paraqesë në Këshillin e Sigurimit në OKB, në qershor. ''K fakt nuk do të përmendet në raportin lidhur me bashkëpunimin, sepse është një deklaratë politike. Sigurisht që është një hap në drejtimin e duhur, por shpresoj se është ndërmarrë në të mirë të Serbisë dhe popullit të saj dhe jo për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës'', theksoi Brammertz./ /i.p/
KOMENTE