Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDSH: Stop terrorit shtetëror kundër shqiptarëve në Maqedoni!
English

BDSH: Stop terrorit shtetëror kundër shqiptarëve në Maqedoni!

Shkup, 14 maj, NOA – Partia e Bashkimit Demokratik Shqiptar në Maqedoni ka tërhequr vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare dhe të partive politike shqiptare “që të dekurajojë politikën luftënxitëse të Nikolla Gruevskit” si dhe “të ndikojë në ndaljen e diskriminimit racial”, prej qeverisë që ai drejton.

“Fatkeqësisht, paralajmërimet tona u dëshmuan si të sakta. Qeveria antishqiptare e Shkupit, e inkurajuar nga këto qëndrime, vazhdoi me intensitet edhe më të madh. Nën pretekstin e luftës kundër “krimit të organizuar” dhe “kontrabandës me armë” familje të shumta shqiptare bastisen dhe keqtrajtohen nga instrumentet e dhunës shtetërore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo forcë politike.

Sipas saj, “shëtitja” e arsenalit të njëjtë të armatimit nga një fshat në tjetrin dhe ekspozimi mediatik i “armatimit të gjetur” bëhet në funksion që institucioneve ndërkombëtare dhuna antishqiptare t’u paraqitet si dëshmi e efikasitetit të tyre në luftën kundër krimit.

Në fund, ka theksuar se Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon shtet-rrethimin e fundit të një pjese të fshatrave të komunës së Zhelinës dhe terrorit të ushtruar në fshatin Novoselë.

n.e/NOA

KOMENTE