Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beograd - Tadiç: Serbia Do Të Bëjë Gjithçka Për Arrestimin E Të Kërkuarve Nga Icty-Ja
English

Beograd - Tadiç: Serbia Do Të Bëjë Gjithçka Për Arrestimin E Të Kërkuarve Nga Icty-Ja

BEOGRAD, 14 maj /ATSH-TANJUG/ - Presidenti serb, Boris Tadiç i konfirmoi kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY), Serge Brammertz se Serbia do të bënte gjithçka për lokalizimin, arrestimin dhe transferimin në Hagë të dy të kërkuarve të fundit të ICTY-së, njoftoi zyra e shtypit e shefit serb të shtetit. Ndërkohë, Brammertz deklaroi dje se bazuar mbi informacionet që i ishin dhënë nuk kishte asnjë arsye të besonte se i kërkuari i Hagës, gjenerali Ratko Mladiç ishte larguar nga Serbia. ''Bashkëpunëtorët e mi kanë të njëjtën bindje'', u shpreh Brammertz. ''Po analizojmë plotësisht dhe me hollësi situatën dhe faktin pse Mladiç nuk është arrestuar ende'', theksoi ai. Brammertz u shpreh se nuk mund të kishte alternativë tjetër veç arrestimit të Ratko Mladiçit dhe Goran Haxhiçit./ a.jor.
KOMENTE