Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani - Cameron Kërkon Një Fillim Të Ri Në Marrëdhëniet Me Skocinë
English

Britani - Cameron Kërkon Një Fillim Të Ri Në Marrëdhëniet Me Skocinë

EDIMBURG, 14 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri britanik, David Cameron bëri sot thirrje "për nj fillim të ri" lidhur me marrëdhëniet me Skocinë, tre ditë pas marrjes së detyrës së kryeministrit në Londër. "Kisha premtuar se po të bëhesha kryeministër, do të shkoja në Skoci, në parlamentin skocez, që javën e parë në detyrë për të respektuar institucionet rajonale", deklaroi kryeministri konservator. "Dëshiroj gjithashtu një fillim të ri për sa u përket marrëdhënieve mes kryeministrit britanik dhe atij skocez. Këto marrëdhënie janë të rëndësishme", theksoi ai. Konservatorët kanë pak mbështetje në Skoci, ku Laburistët kanë tradicionalisht rezultate më të mira zgjedhore. Skocia ka parlamentin dhe qeverinë e saj gjysmë autonome, që aktualisht drejtohet nga parti kombëtare skoceze SNP, që ka mazhorancën në parlament./ /i.p/
KOMENTE