Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani - E Para Myslimane Në Mbledhjen E Qeverisë Me Veshje Tradicionale
English

Britani - E Para Myslimane Në Mbledhjen E Qeverisë Me Veshje Tradicionale

LONDËR, 14 maj /ATSH-ANSA/ - Një ndryshim i madh ka ndodhur për herë të parë në një qeveri britanike, kur baronesha Sayeeda Warsi, prej pak kohësh e emëruar presidente e partisë konservatore, u paraqit në mbledhjen e parë të ministrave të Kabinetit me një veshje tradicionale "shalwar kamiz", në ngjyrë të kuqe, në kontrast të plotë me veshjet e errëta të kolegëve të saj, gati të gjithë meshkuj, veç ministres së Brendshme Theresa May. Warsi, një avokate dhe vajza e dy imigrantëve nga Pakistani, është e para myslimane që merr një pozicion në Kabinetin qeveritar britanik. Si shumë nga ministrat e rinj, Warsi e cilësoi mbledhjen e parë si "shumë konstruktive dhe plot me qëllime të mira". /e.v/
KOMENTE