English

Bulku: Rama Të Lirojë Bulevardin Dhe Të Mos Mbajë Peng Dinjitetin E Shqiptarëve

TIRANË, 14 Maj/ATSH/.- Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku i bëri thirrje sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të lirojë bulevardin, pasi nuk mund të mbajë peng dinjitetin e shqiptarëve. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se "sot Evropa është më pranë nesh se kurrë dhe pashaporta shqiptare po fiton dinjitetin e mbajtur peng kaq gjatë prej të njëjtëve protagonistë, nën të njëjtin flamur e ide". "Prej 14 ditësh tashmë po ndjekim një "show" të paprecedent në mes të Tiranës, ku protagonistë janë një çadër dhe disa njerëz, që as vetë nuk e dinë se pse qëndrojnë aty dhe as se çfarë kërkojnë", tha znj. Bulku./m.m//n.m/
KOMENTE