English

Disa protestues qëllojnë me gurë dhe shishe policët pranë portës së Kryeministrisë

Tiranë, 14 Maj 2010 NOA – Një grup protestuesish ka nxehur gjakrat për disa momente në protestën e mbrëmjes së sotme duke u afruar pranë forcave policore që gjenden te porta e Kryeministrisë dhe kanë qëlluar me sende të forta.

Mësohet se mbi forcat policore janë hedhur gurë, shishe dhe sende të tjera të forta. Policia thotë se ishte një grup prej 20 deri 30 vetësh, të cilët janë mbështetës të Partisë Socialiste dhe forcave të tjera të opozitës, të ardhur sot nga Shkodra enkas për protestën.

Në momentet që u hodhën sendet e forta, policët kanë ngritur mbi trupat e tyre skafandrat për t’u mbrojtur por nuk i janë kundërvënë militantëve. Pasi kanë hedhur gurë dhe shishe, protestuesit janë larguar duke u mjaftuar vetëm me sharjet rutinë.

r.n/NOA

>> Militantë të PS nga Shkodra përplasen me policinë
KOMENTE