Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Ditët E Hapura Në Portin Detar , Ekspozita Dhe Koncerte Për Vizitorët
English

Durrës: "Ditët E Hapura Në Portin Detar", Ekspozita Dhe Koncerte Për Vizitorët

DURRES, 14 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Porti detar i Durrësit në datat 5-6 Qershor do të jetë i vizitueshëm për qytetarët shqiptarë dhe të huaj, që do të mund të ndjekin edhe një sërë veprimtarish kulturore-artistike që synojnë të informojnë publikun për ndryshimet pozitive dhe modernizimin e portit detar, si dhe të sjellin mesazhin kulturor të jetës së tij të përbashkët me qytetin 3000-vjeçar. Drejtori i Autoritetit Portual, Eduard Ndreu tha sot për ATSH-në, se veprimtaria "Ditët e Hapura në Portin Detar" do të organizohet më 5-6 Qershor, ku në dy ditë në disa nga mjediset e hapësirës portuale do të hapen ekspozita të arteve pamore dhe do të zhvillohen disa koncerte. Sipas Ndreut, "15 piktorë shqiptarë janë ftuar të hapin në një nga sheshet e portit një ekspozitë që synon të afrojë energjine krijuese të artistëve të njohur për t'u bërë pjesë e hapësirave të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Në një shesh tjetër do të hapet ekspozita fotografike e zhvillimeve portule në 100 vitet e fundit, ndërsa në mbrëmje sheshet do të "pushtohen" nga këngëtare dhe grupe tërrymave të ndryshme muzikore". Ndreu tha se ky aktivitet është një mundësi shumë e mirë për t'i njohur qytetarët me zhvilimet e fundit në Port, si një pjesë e rëndësishme e qytetit. Vizitorët do të kenë në disposicion edhe një planimetri-hartë të detajuar në formën e fletëpalosjes për vendet e ekspozimit. Jeta e qytetit 3000-vjeçar të Durrësit është e lidhur ngushtë me portin e tij detar. Qyteti- port ka njohur momentet e tij më të lavdishme gjatë periudhave të shkëmbimeve tregtare lundrimore intensive veçanërisht në antikitet dhe në mesjetën e hershme. Pas periudhës së pushtimit otoman, porti humbi rëndësinë dhe qyteti numëronte vetëm 4.500 banorë. Brenda 100 vjetëve të fundit popullsia e Durrësit është rritur mbi 35 herë, ndërsa më shumë se 80 përqind e shkëmbimeve trgtare detare realizohen përmes portit, që konsiderohet fillesa e Koridorit 8 në Ballkanin perëndimor. Gjatë periudhës komuniste porti detar ishte një hapësirë krejtësisht e mbyllur për publikun, ndërsa pas eksodit të marsit dhe gushtit 1991 hapësira prej 170 ha u vu disa herë nën ruajtjen e forcave ushtarake. Në portin më të madh të vendit pas viteve 2000 janë investuar dhjetra milion euro për zgjerimin dhe modernizimin e kalatave, shesheve dhe kapaciteteve teknike. Aktualisht po përfundon ndërtimi i terminalit të ri të ushëtarëve me tragete me një investim prej 15.4 milion euro nga BEI, BERZH dhe qeveria shqiptare, ndërsa Autoriteti portual ka financiar 8 milion euro për zgjerimin e shesheve të kalatës lindore./n.m/
KOMENTE