Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Spanjë - Zapatero: Sarkozy Kërcënon Se Do Të Largohet Nga Zona Euro Për Të Shpëtuar Greqinë
English

Ekon - Spanjë - Zapatero: Sarkozy Kërcënon Se Do Të Largohet Nga Zona Euro Për Të Shpëtuar Greqinë

MADRID, 14 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy kërcënoi se do nxjerrë Francën nga zona euro për të ushtruar presion mbi Gjermaninë të pranojë planin e shpëtimit të Greqisë, deklaroi kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodriguez Zapatero, sipas komenteve të publikuara në të përditshmen spanjolle ''El Pais''. E përditshmja konfirmoi se Zapatero e kishte shprehur këtë gjatë një takimi që u zhvillua të mërkurën me anëtarët e partisë së tij, Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE). ''Sarkozy kërkoi sot një angazhim nga të gjithë, me qëllim që të gjithë t'i vijnë në ndihmë Greqisë, secili sipas mënyrës së tij ose Franca do të rishqyrtojë situatën e saj në zonën euro'', deklaroi Zapatero, sipas të përditshmes ''El Pais''. Krerët e shteteve dhe qeverive të zonës euro do të mblidhen sot në Bruksel për të miratuar planin e ndihmës për Greqinë, paketën prej 110 miliardë eurosh kredi për tre vjet, nga eurozona dhe FMN-ja. Vendimi për të shpëtuar Greqinë nga udhëkryqi nuk ishte i lehtë për t'u marrë për shkak të ngurrimit të Gjermanisë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE