Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Llixhat, Biznesi Me Orientim Humanist
English

Elbasan: Llixhat, Biznesi Me Orientim Humanist

ELBASAN, 14 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Vetëm 3-4 dekada më pas, në qendrën balneare të Llixhave, 10 km në juglindje të Elbasanit, me përjashtim të dy hoteleve të rezervuara për pushtetarët, territori ishte plot me qindra kasolle nga më të çuditshmet, ngritur nga të sëmurë të ardhur nga gjithë skajet e vendit. Në hyrje të qendrës, një skuplturë paraqiste një të moshuar të sapo kuruar tek thyente shkopin, mbi të cilin mbështetej. Kjo skulpturë simbolike tashmë nuk është më, por janë qindra ata që vijnë nga ane e anës për t'u kuruar nga sëmundje reumatizmale, shumë herë të sjellë me vigje, që pastaj kthehen prej andej nga erdhën me këmbët e tyre. Kurimi nuk bëhet më në ato kasollet primitive, që të sillnin ndër mend banesat e fiseve të egra. Sot ka ambjente të përshtatura për trajtim shëndetësor. Përveç hoteleve të dikurshme, "Ylli" dhe "Parku", si dhe 15 të tjerëve më modernë që janë shtuar vitet e fundit, rreth 40 biznese familjare janë të gatshëm të presin për kurim me kushte higjeno- sanitare të mira. Kryetari i komunës, Durim Çekrezi thotë se "komuna, duke marrë shkas nga kërkesat e panumërta që vijnë pothuajse nga të katër anët e Shqipërisë dhe gadishmërisë për t'i përballuar këto kërkesa për kurim nga biznesmenë vendas, ka krijuar kushtet, që në përshtatje me ligjet, të zhvillohet një biznes i fuqishëm familjar që ka në bazën e tij më tepër anën humaniste, se fitimin maksimal. Tani për tani, kemi të ngritura 40 biznese të tilla familjare, ndërsa ka edhe shumë kërkesa të tjera, që janë në proçes miratimi për t'a ushtruar këtë biznes". Vizitojmë një nga këto qendra të inprovizuara për kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Në njërën prej tyre gjejmë Olimbinë, e cila ka ardhur nga Berati dhe ka gjetur kushte të përshtatshme jo vetëm për t'u kuruar, por edhe çmime shumë të arsyeshme. "Vij këtu prej disa vitesh çdo fillim maji dhe pas një kure 15-ditore e ndjej veten gjithnjë e më lehtë nga sëmundja e avancuar e reumatizmës". Në një qendër tjetër të biznesit familjar takojmë Sofien, që ka ardhur për kurim nga një fshat malor i Librazhdit. Edhe ajo nuk e ka për herë të parë që vjen e gjen lehtësim në këto qendra kurative. "Nuk më dhimbsen ato që harxhoj, sepse në krahasim me preparatet mjekësore, sa herë që largohem prej këndej për një kohë të gjatë e ndjej veten të lehtë si pupël," thotë ajo, që ndërsa bisedojmë, tjerr me furkë, gjë që dikur ia ndërpreu reumatizma. Vëmendja e biznesmenëve për të ngritur këtë biznes për të sëmurët, po vjen duke u rritur. Shumë shpejt, na siguron një biznesmen, do të do të punësojë privatisht edhe mjekë reumatologë. Llixhat e Elbasanit janë një ndër qendrat hidrotermale më të rëndësishme të Shqipërisë, që janë përdorur për qëllime kurative që në lashtësi. Ujërat e nxehta e me gaze që ndodhen në brendësi, u nënshtrohen një sërë proçesh hidrogjeologjike, që arrijnë në një temperaturë gjer në 60 gradë në burime. Ujërat përmbajnë dhjetë elementë kimikë, të cilat i bëjnë Llixhat mjaft kurative në shumë sëmundje si ato reumatizmale, artrezat, sëmundjet e sistemit nervor periferik, gjinekologjike, të lëkurës, enëve të gjakut dhe aparatit tretës./ch/
KOMENTE