Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigrantët socialistë në Itali, solidarizohen me grevën e urisë
English

Emigrantët socialistë në Itali, solidarizohen me grevën e urisë

Romë, 14 maj, NOA – Emigrantët shqiptarë në Itali, mbështetës të socialistëve dhe nismës ekstreme të tyre për transparencën e zgjedhjeve, mësohet se do të solidarizohen me socialistët që janë futur në grevë urie në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të kryeqytetit shqiptar.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të selisë rozë, sipas të cilit ditën e nesërme, “socialistët shqiptarë në Itali në bashkëpunim me Partinë Radikale IT, do të zhvillojnë një protestë përpara ambasadës shqiptare në Romë, në solidarizim dhe mbështetje të grevës së urisë që po zhvillohet në Tiranë”.

Kjo protestë e tyre, mbahet pak ditë pasi emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, mbështetës të socialistëve, kanë zhvilluar një takim të posaçëm, gjatë të cilit kanë theksuar solidarizimin me grevën e urisë në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE