English

Kirgistan - Përleshje Mes Përkrahësve Dhe Kundërshtarëve Të Qeverisë

BISHKEK, 14 maj /ATSH-AFP/ - Disa përleshje u registruan sot në Kirgistan mes simpatizantëve dhe kundërshtarëve të qeverisë së përkohshme në dy qytete kryesore në jug të vendit, njoftoi media. ''Në Xhalalabad, bastion i presidentit të rrëzuar Kourmanbek Bakiev, një person u godit me shkopinj gome nga policia dhe u dërgua në spital'', njoftoi agjencia kirgize e lajmeve ''Aki press''. ''Të shtëna armësh u dëgjuan në të dy qytetet'', shtoi i njëjti burim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE